Shqipëria njeh targat provuese të Kosovës

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 19:38 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se nga data 22.07.2016  deri më datën  30.09.2016 është aprovuar kërkesa e MPB-së për njohjen dhe pranimin e targave provuese të Republikës së Kosovës, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

MPB, sqaron se veturat që qarkullojnë  me targa provuese gjatë kësaj periudhe kohore  duhet të jenë të pajisura edhe me sigurimet përkatëse të veturave .

“Pajisja e qytetarëve me targa provuese, si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdojë deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave. Andaj, shpresojmë në mirëkuptimin qytetar, deri në përfundimin e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme