Shqiptarët dhe integrimi evropian

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Dy nga ideologët kryesorë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pashko Vasa dhe Sami Frashëri, në një memorandum drejtuar ministrit të jashtëm të Austro-Hungarisë në vitin 1878, shkruanin: “Shqiptarët kërkojnë të drejtën e tyre të hyjnë në gjirin e familjes së madhe evropiane, pjesë e së cilës ata janë”, shkruan sot Koha Ditore.

Kanë kaluar plot 141 vjet nga ajo kohë, shumë gjëra kanë ndryshuar: janë ndërruar sisteme e ideologji, janë bërë dy luftëra botërore dhe sa e sa luftëra lokale e revolucione, kanë rënë perandori të mëdha dhe janë krijuar shtete të reja, kanë ndryshuar rendet botërore dhe koalicionet politike e ushtarake, por fjalët e mësipërme: (Shqiptarët kërkojnë të drejtën e tyre të hyjnë në gjirin e familjes së madhe evropiane, pjesë e së cilës janë) tingëllojnë po aq aktuale sa në kohën kur janë shkruar, në mos më shumë, sepse shqiptarët si komb vazhdojnë të kërkojnë edhe sot të drejtën e tyre për t’u bërë pjesë e “familjes evropiane”.

Shqiptarët u joshën nga “Ideja Evropiane” qysh në kohën kur ende nuk kishin shtet, por kishin gjuhë, kulturë, traditë, histori dhe identitet. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme