Shqiptarët e kosovarët përleshen në Itali, tetë të plagosur

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Trieste të Italisë, ku u përplasën shqiptarë e kosovarë dhe mbetën të plagosur tetë persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka rrëfyer si nisi konflikti dhe çfarë ndodhi mes dy grupeve.

“Në fillim u hodhën karrige dhe stola. Pastaj erdhi një furgon me shumë njerëz të tjerë, sikur kishin bërë thirrje për përforcime. Kam dëgjuar pesë deri në shtatë të shtëna. Një person ishte në tokë. Gjithçka ndodhi për 10 minuta. Të gjithë kishin frikë”, tha dëshmitari për mediat italiane.

Në pamje shiheshin edhe dërrasa në tokë që janë përdorur nga shqiptarët e kosovarët për të goditur njëri-tjetrin.

Sherri nisi në një bar dhe përplasja e madhe me armë zjarri e me shufra hekuri mendohet të ketë nisur për çështje që lidheshin me punën. Në të mendohet të jenë përfshirë 15 persona. Katër patrulla policie mbërritën me urgjencë në vendngjarje, si dhe shtatë ambulanca./TCH

Të ngjashme