Shqiptarët e Luginës kërkojnë që të mos anashkalohen nga dialogu Kosovë-Serbi

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Ardhja e përfaqësuesve nga Uashingtoni dhe Brukseli në rajon për të nxitur dialogun ka ngjallur reagime në Luginën e Preshevës. Edhe pse liderët atje nuk i kanë takuar e Escobar e Lajcak thonë se pa zgjidhjen edhe të situatës në Luginën e Preshevës në këtë proces, nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në rajon.

Vizitat e emisarëve specialë amerikan dhe europian në rajon si dhe interesimi i tyre për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme vlerësohet pozitivisht ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës, edhe pse ata nuk kanë bërë ndonjë përpjekje për të takuar emisarët.

Megjithatë, ata mendojnë se pa përfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon.

Tri komunat e banuara me shqiptarë në Serbi, Presheva, Bujanoci e Metvegja, ka kohë që nga niveli qendror në Beograd për ditë e më shumë po zhvishen nga kompetencat institucionale të nivelit qendror të cilat po barten në Vrajë, Leskoc e Nish. Ndërsa shkalla e papunësisë tashmë kalon nivelin 70 për qind, diskriminimi shtetëror është evident në të gjitha sferat e jetës, raporton RTK.

Të ngjashme