Shqiptarët e Luginës ndihen të diskriminuar

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 09:20 | Nga

Në mungesë të perspektivës, të rinjtë e kësaj ane çdo ditë e më shumë po e braktisin vendin. Zyrtarë Institucionalë kërkojnë nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë
trysni më të madhe ndaj Brukselit për ta detyruar Serbinë ta ndalojë këtë diskriminim.

Janë të rralla lëvizjet e njerëzve nëpër lagjet e Preshevës. Situatë e njëjtë, sidomos gjatë mbrëmjes, mbretëron edhe në komunat tjera të banuara me shqiptarë.Kjo për arsye se të rinjtë e kësaj ane po largohen në kërkim të perspektivës në vende të tjera.

Perspektiven e këtyre të rinjve, kryetari i Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, e lidh me ndikimin e drejtpërdrejt të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Një gjë e tillë, sipas kryetarit të Bujanocit, do të mund të arrihet përmes procesit të dialogut në Bruksel apo edhe duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ti bëjë presion qeverisë në Beograd.

Shqiptarët në Luginë përbëjnë rreth 80% të popullatës së përgjithshme në rajon, por vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit, ndërkohë që kjo zonë është më e pazhvilluara në kuadër të shtetit. (RTK) .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme