Shqiptarët ia dhanë batanijen gjatë luftës, vajza e tij e dhuron për të prekurit nga tërmeti

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Vajza e ushtarit të UÇK, Erita Sadikaj, ka vendosur batanijen e babait të saj ta dhurojë tek të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Këtë batanije babait të saj ia kishin dhuruar banorët e këtij shteti gjatë luftës së fundit në Kosovë të vitit 1998-99.

Këtë e bënë të ditur nga Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Erita Sadikaj ka sjellë batanijen që babai i saj e ka përdorur gjatë luftës kur ka qenë në Shqipëri të cilën ia kanë dhuruar vëllezërit dhe motrat tona shqiptare gjatë vitit 1998-99, andaj me ketë rast vajza në fjalë ka shprehur dëshirën ta dhurojë dhe të kontribuoj që ndokush prej të pastrehëve të ngrohet me këtë batanije siç është ngrohur babi i saj gjatë kohës së luftës”, thuhet në këtë postim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme