Shqiptarët në Ukrainë nuk i frikësohen luftës me Rusinë

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Konflikti Rusi-Ukrainë nuk i ka lënë indiferentë shqiptarët që jetojnë Ukrainë.

Këta shqiptarë –rreth 5000- nuk kanë frikë nga ndonjë sulm i mundshëm rus. Kështu tha në emisionin Sot përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti.

Rusia ka vendosur trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, mirëpo komuniteti shqiptar ndodhet larg kësaj zone.

Rusia mohon se po planifikon sulm ndaj Ukrainës, mirëpo Perëndimi ka paralajmëruar për hyrje të forcave ruse në Ukrainë dhe e ka furnizuar këtë të fundit me ndihma ushtarake.

Komuniteti i shqiptarëve ndodhet në Ukrainë prej shumë brezash. Ata janë shpërngulur kryesisht nga Voskopoja.

Dermenti thotë se ata nuk i harrojnë traditat, mirëpo pavarësisht kësaj përpjekje po asimilohen dita ditës.

Unioni i shqiptarëve kërkon që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë.

“Shqiptarët e Ukrainës janë shumë të asimiluar. Ne duam të hapet një shkollë, të mësojmë gjuhën shqipe, të kemi një mësues nga Shqipëria”, tha Dermenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme