Shqiptarët në Veri detyrohen të respektojnë vendimet e Serbisë: Izolohen për 48 orë

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Shqiptarët që jetojnë në katër komunat e Veriut po detyrohen që të respektojnë urdhrat e Serbisë dhe jo ato të Kosovës, kështu sot është marrë vendim që për 48 orë të ndalohet qarkullimi në Veri, shkruan Gazeta Metro.

Është shefi i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric i cili ka marrë një vendim tjetër për dy komunat e Veriut, madje ky vendim nga ai ka ardhur pa dakordim me autoritet e Kosovës dhe vetëm nga Qeveria e Serbisë.

Qeveria e Serbisë e ka marrë vendimin që për 48 orë të ndalohet qarkullimi i tërësishëm në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanit.

Po ashtu i arrestuar në Kosovë, Djuric njoftoi për dy raste të reja të infektimit në, ‘mjediset serbe’ në Kosovë.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram si zakonisht Djuric raportoi për gjendjen në ‘mjediset serbe’ ku njoftoi edhe për dy raste të reja të infektimit në ‘Mitrovicën e Kosovës’, që e qon numrin e të infektuarve në 40, dhe një rast të vdekjes.

Më së shumti raste ka në Mitrovicën e Veriut, 22, pastaj në Zveqan janë 10, Leposaviq 4, dhe në Zubin Potok 3, si dhe 1 në Lipjan, në ‘mjediset serbe’ siç i kanë emëruar.

Kujtojmë se Qeveria e Serbisë morri vendim pa njoftuar Qeverinë e Kosovës dhe pa leje të fus në karantinim katër komunat në Veri.

Të ngjashme