Shqiptarët padronë të prostitucionit në Milano

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 11:21 | Nga

“Në qoftë se 1,500 euro në javë ju duken pak, mjafton vetëm t’i shumëzoni për njëzet vajza që banda me shqiptarë nxirrte për të prostituuar”.

Kështu është shprehur kreu i hetimit Lorenzo Bucossi në lidhje me operacionin policor në Itali që çoi në pranga 14 shqiptarë për shfrytëzim të vajzve për prostitucion dhe trafik të drogës.

Operacioni, hetimet për të cilin kishin nisur rreth një vit e gjysmë më parë, kodohet “Toka Jonë”, për faktin se shqiptarët kishin vendosur si territorin e tyre një zonë në Lindje të Milanos ku nxirrnin vajzat për të prostituuar.

Fitimet që shqiptarët merrnin nga ky rrjet ishin marramendëse, ku vetëm një vajzë mund t’i ofronte në muaj 12 mijë euro. Sipas mediave italiane, këto para shqiptarët i investonin në trafikun e kokainës e cila vinte me makinë nga Holanda, e kamufluar mes mobiljeve. Vajzat që shqiptarët shfrytëzonin ishin moldave, ukrainase, dhe rumune.

Gjatë operacionit “Toka Jonë”, policia ka sekuestruar rreth 7 kg kokainë dhe tre kg marijuanë fshehur në disa pako oriz në një apartament që përdorej nga një nga të arrestuarit. Edhe në 2015-ën në kuadër të këtyre hetimeve, dy shqiptarë ranë në pranga në muajin marr, pasi u kapën me 5 kilogramë kokainë në makinë.

Disa prej shqiptarëve kishin marrë pjesë edhe në një përplasje me armë që kishte ndodhur në zonën e Lorenteggios disa kohë më parë. Gjatë këtij incidenti fatmirësisht nuk ka pasur viktima, edhe pse disa njerëz të maskuar qëlluan mbi një makinë që kishte në bord të tjerë shqiptarë të të njëjtit grup.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme