Shqiptarët që kultivuan kanabis në dhomat e hotelit, lajm në median më të madhe gjermane

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Ata ishin “kopshtarë” me një plantazhë të madhe të kultivimit të kanabisit në mes të qytetit gjerman Mettmann: dy shqiptarët Eugert Q. (21) dhe Erblin S. (32) kishin kultivuar 1400 rrënjë kanabisi në një hotel të zbrazur me 48 dhoma dhe një sallon ku luhej Bowling, shkruan media gjermane Bild.de, përcjell Express. Kontrata vjetore: rreth dy milion euro.

Ndaj dy shqiptarëve tani rëndon akuza për ndihmimin në kultivimin e kanabisit. Gjithashtu procedurë e rëndë penale pritet edhe për pronarin e hotelit.

Sipas avokatëve të dy shqiptarëve, Felix Menke dhe Gerd Meister, dy klientët e tyre kishin ardhur në Gjermani me premtimin për të punuar në ndërtimtari, por pasi erdhën u dërguan në një plantazhë tepër profesionale – pikërisht dy jave përpara se të arrestoheshin.

Gjithashtu, shefin e tyre ata nuk e kanë njohur. Si shpërblim, ata do merrnin 3000 euro. Deri tani ata kanë qëndruar shtatë muaj në paraburgim, kurse me vendim përfundimtar, Gjykata pritet të dalë në 1 qershor.

Të ngjashme