Shqiptarja që u rrëmbye në kampin e refugjatëve dyshohet se u dhunua nga 4 burra

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 09:03 | Nga

Një grua shqiptare dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është përdhunuar në një kamp refugjates në Burbach të Gjermanisë.

Sipas televizionit gjerman WDR, gruaja shqiptare është rrëmbyer dhe droguar ku më pas edhe besohet të jetë dhunuar.

“Pasi kam konsumuar tre gota alkool, kam humbur vetëdijen”, ka thënë gruaja nga Shqipëria në kushte anonimiteti për televizionin gjerman.

Ajo ka rrëfyer se pasi që kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli në kamp dhe më vonë kur është zgjuar, ka parë që ishte në një banesë të panjohur ku pranë ishin disa burra, midis të cilëve edhe një punonjës kampi.

Rasti është marrë nën hetim nga prokuroria, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur në muajin shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme