Shqyrtimi i masave anti-Covid, komunat s’janë kontaktuar fare

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës nuk ka informuar komunat për shqyrtimin e masave anti-Covid, tha kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, për Ekonomia Online.

Madje, lajmin se sot do të ketë shqyrtim të masave, ka thënë se e ka marrë vesh nga mediet.

“Përkundër që jemi dakordu me Ministrin Vitia që sa herë të ketë shqyrtim të masave të dakordohemi paraprakisht, për sot s’jemi kontaktuar fare. Lajmin e kemi marrë vesh nga mediet”, ka thënë Ibrahimi.

Të ngjashme