Shqyrtohet Projektligji për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 14:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike ka përfunduar shqyrtimin e Projektligjit për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritar dhe në mbledhjen e radhës vetëm do të votohet.

Në mbledhje u diskutua rreth disa pikave nga mbledhja e kaluar kanë mbetur për t’u shqyrtuar. Po ashtu, pati  polemika në mes anëtarëve të komisionit rreth nenit 38 të këtij projektligji për pezullimin dhe revokimin e statusit për përfitim publik.

Po ashtu, u diskutua edhe për dënimin e OJQ-ve.

Sipas Nait Hasanit, ministria ka propozuar dy vjet dënim për organizata joqeveritare, mirëpo sipas tij duhet tre vite dënim nga data e revokimit .

“Ministria ka propozuar dy vjet, pikërisht që ka dokumentacion që duhet të plotësohen. Dy vjet është pak, unë mendoj që tri vjet për t’i plotësuar dokumentet.”, tha ai.

Me këtë propozim, nuk u pajtuan anëtarët e komisionit nga LDK dhe Partia Socialdemokrate. Shqipe Pantina nga PSD dhe Arban Abrashi nga LDK propozuan që dënimi të jetë vetëm një vit.

“Po të jetë dënimi më i madh se një vit, do të hapin organizata të reja”, tha Abrashi”

Në mbledhje u diskutua edhe për tërheqje vullnetare të OJQ-ve.

Arban Abrashi tha  se nëse një organizatë joqeveritare mendon ta përfundojë punën e saj, duhet të krijohet mundësia që ta shesë veprimtarinë e saj.

“ Një OJQ, nëse dëshiron me përfundu veprimtarinë e vetë, me pas mundësi më shitë veprimtarinë , ose me e shitë ose me dhuru si fondacion që është një veprim human , mirëpo jo me dhuru vetëm tek OJQ-të tjera mirëpo edhe tek përfitimet publike , si çerdhe spitale publike. “

Milaim Zeka tha se kur një organizatë në momentin që dëshiron të tërhiqet , ajo tërhiqet në mënyrë vullnetare, mirëpo nëse ato riaktivizohen ato fillojnë nga procedurat në zero.

Kjo u hodh në votim, ku në bazë të votave mbeti propozimi që OJQ-së të cilës i revokohet statusi për përfitim publik ka të drejtë të kërkojë të njëjtin status, pas kalimit të periudhës dy vjeçare nga data e revokimit.

Ky projektligj do të votohet në mbledhjen e radhës, ku më pastaj do të shkojë në seancë të Kuvendit.

Të ngjashme