SHSKUK: 113 pacientë në trajtim nga Covid-19

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 113 pacientë.

Sipas njoftimit 31 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa 86 janë nën asistimin e oksigjeno-terapisë.

Njoftimi i plotë:

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 113 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19, sipas raportit të punës për datën 15 qershor 2021.

Nga ta, 31 janë të konfirmuar me Covid-19, kurse 86 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë:

17 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

70 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë:

13 të konfirmuar pozitivë

16 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacientë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme