ShSKUK: 13 pacientë me Covid-19 në trajtim mjekësor

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Duke u bazuar në raportet e pranuara nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim spitalor janë 41 pacientë, 13 pacientë me COVID-19 dhe 28 të tjerë post-COVID.

Sipas SHSKUK-së, ne oksigjenoterapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka dy pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-COVID-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme