ShSKUK: 9 pacientë nga Shqipëria vazhdojnë trajtimin nga Covid-19

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Nëntë pacientë nga Shqipëria po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 61 pacientë, prej tyre 18 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv mjekësor, në gjendje të rënduar.

Spitali  i Prizrenit, Spitali i Vushtrrisë dhe Spitali i Gjilanit, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 3 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1  pacient post-COVID

Spitali i Mitrovicës, 7  pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme