ShSKUK furnizohet me serumin kundër të kafshimit të gjarprit

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se është furnizuar me sasi të mjaftueshme të serumit kundër kafshimit të gjarprit.

Në njoftimin për media, ShSKUK ka theksuar se serumi është shpërndarë në të gjitha klinikat e QKUK-së e po ashtu edhe në spitalet e përgjithshme rajonale.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe spitalet e përgjithshme rajonale, janë furnizuar me sasi të mjaftueshme me serum kundër të kafshimit të gjarprit – Antivenom Imunoglobulin”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme