SHSKUK-ja dënon sulmin ndaj mjekut Sefedin Fazliu

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se mbrëmë në vendin e tij të punës është sulmuar dr. Sefedin Fazliu, shef i emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, derisa po u ofronte ndihmë të lënduarve nga një aksident trafiku.

Mjeku i sulmuar mbrëmë​​ edhe pas sulmit ndaj tij ishte kthyer prapë për të vazhduar​ ndihmën ndaj pacientit në fjalë si dhe pacientëve tjerë nga një aksident trafiku.​

Ai ​ njihet për sjellje korrekte dhe të përgjegjshme ndaj palëve

SHSKUK dënon sulmin ndaj​​ mjekut​​ specialist në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës pacientit të hospitalizuar dhe trajtuar sipas protokolleve të sëmundjes emergjente.

​​ Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj mjekëve në detyrë në institucionet publike, janë të pa pranueshme dhe të dëmshme, e të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës.

SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe​​ sulmuesin e mjekut​​ ta nxjerrin si përgjegjës.

Mjekët janë në shërbim të pacientëve, duke bërë punë të ndërgjegjshme dhe​ me sakrifica të mëdha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme