SHSKUK-ja, dy kardiokirurgët e lëshuan punën me vetëdëshirë

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës (SHSKUK), njofton se dy kardiokirurgët Dr. Raif Çavolli dhe Dr. Arbër Kutllovci që kanë shërbyer në Klinikën e Kardiokirugjisë, kanë lëshuar punën me vetëdëshirë.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, ata kanë lëshuar punën, pasi kanë siguruar punë në njërin nga institucionet private shëndetësore.

“SHSKUK mohon pretendimet e tyre se janë pengar në punë, pasi që Klinika e Kardiokirugjisë, ka ofruar kushte dhe mundësi të njëjta pune për të gjithë kardiokirugët, dëshmija më e mirë për këtë është numri i procedurave të kryer në këtë shërbim”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës (SHSKUK), njofton se dy kardiokirurgët që kanë shërbyer në Klinikën e Kardiokirugjisë, kanë lëshuar punën me vetëdëshirë.

Ata kanë lëshuar punën, pasi kanë siguruar punë në njërin nga institucionet private shëndetësore.

SHSKUK mohon pretendimet e tyre se janë pengar në punë, pasi që Klinika e Kardiokirugjisë, ka ofruar kushte dhe mundësi të njëjta pune për të gjithë kardiokirugët, dëshmija më e mirë për këtë është numri i procedurave të kryer në këtë shërbim.

QKUK, me qëllim të rritjes së stafit të kësaj klinike, vitin e kaluar ka shtuar numrin e kardiokirugëve, e që ka ndikuar dukshëm në ngritjen e volumit të punës në këtë shërbim.

Po ashtu, në procedurë e sipër është konkursi për pranimin e dy specialistëve të ri të kardiokirurgjisë.

QKUK falenderon dy kardiokirugët për kontributin e dhënë për pacientët dhe ju dëshiron punë të mbarë profesionale në agazhimet e tyre të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme