ShSKUK jep detaje rreth zjarrit që kaploi spitalin e Vushtrrisë

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Sot spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed” është kapluar nga zjarri.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar ShSKUK që ka dhënë detaje nga rasti.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, zjarri është shuar pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Spitali “Sheikh Zayed” në VushtrriSpitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, njofton se sot në ora 15.30, ka shpërthyer zjarri te mbeturinat mjekësore, afër impiantit, në hapësirën prapa Spitalit, i njëjti është lokalizuar.

Impianti aktualisht është në servisim dhe mbetjet kanë qenë të grumbullara afër tij deri në servisim të pajisjes.Pas intervenimit nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua, pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale.

Të ngjashme