ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e infermieres Miradije Pllana-Hoti

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shprehur ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor, me rastin e vdekjes së infermieres së Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti.

“Ajo ishte e infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u trajtua për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

“Znj. Miradije ishte një infermiere e jashtëzakonshme, e cila, me përkushtimin më të madh, i shërbeu pacientëve për vite me radhe”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme