SHSKUK sqarohet për “Marrjen e hapësirave në Kardiologjinë Invazive”

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në lidhje me shkrimin “Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit”.

SHSKUK sqaron se organizimi i hapësirave dhe personelit është bërë konform situatës me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në lidhje me shkrimin “Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit”, sqaron se organizimi  i hapësirave dhe personelit në ShSKUK është bërë konform situatës me COVID-19.

Menaxhmenti i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ka qenë i  konsultuar dhe i njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, i cili ka pasur takim me menaxherët e klinikave dhe shefat e njësive. Poashtu,  Komisioni për zgjerimin e kapaciteteve spitalore  ka mbajtur disa takime nga të cilat kanë dalë  vendime për zbatimin e të cilave është pajtuar edhe drejtori i këtij shërbimi.

Kjo shkresë e Kardiologjisë Invazive vjen vetëm 12 orë pas publikimit të raportit të Njësisë së Auditimit  të Brendshëm të ShSKUK, i cili dëshmon keqpërdorime financiare  dhe keqmenaxhim organizativ në Klinikën  e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, të udhëhequr nga dr. Tefik Bekteshi.

Ndaj atyre që kanë keqpërdorur besimin e menaxhmentit dhe qytetarëve, duke u munduar të fshihen pas “ kujdesit të shtuar për pacientë” do të veprohet konform akteve ligjore në fuqi

Drejtori i Përgjithshëm i  ShSKUK-së, siguron të gjithë  qytetarët e Republikës së Kosovës, se  personeli ShSKUK-së, do të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësorë për të gjithë qytetarët në nivelin më të lartë profesional të mundshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme