SHSKUK: Tollovia te Ambulanca Specialiste u bë si pasojë e mosrespektimit të termineve

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka sqaruar se situata e krijuar këtë të enjte para ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ardhur si pasojë e mos respektimit të termineve për kontrolla mjekësore.

“SHSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore”, thuhet në kumtesë.

“Pavarësisht zvogëlimit të numrit të rasteve me Covid-19, me qëllim të shmangies së situatave të tilla dhe mundësisë së përhapjes së infeksionit, SHSKUK fton të gjithë qytetarët që të respektojnë terminet për kontrolla mjekësore dhe masat anti Covid-19”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme