Shtatë pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

22 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

17 nga ta janë duke u trajtuar në oksigjenoterapi, ndërsa 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“1 pacient është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet nga spitali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme