Shtatë persona rrihen ndërmjet vete në Prizren

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Një rrahje ka ndodhur të shtunën mes shtatë personave në fshatin Reqan të Prizrenit.

Policia thotë se rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve.

Një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR | Fsh. Reqan, Prizren 19.11.2022 – 23:50. Shtatë persona janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme