Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Në Podujevë një person ka njoftuar se djali i tij është duke i sulmuar vazhdimisht familjarët. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë, 12.01.2022-12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se djali  i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke i sulmuar atë dhe familjaret e tjerë, duke i gjuajtur me gjësende të shtëpisë dhe duke i keqtrajtuar psiqikisht. Sipas ankuesit djali i tij është i sëmurë mendor. I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit në psikiatri me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq në Prishtinë është intervistuar një grua pasi dyshohet se e ka sulmuar personin me të cilin bashkëjeton. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë  të rregullt.

“Prishtinë, 12.01.2022-20:15.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se  e dyshuara femër kosovare, me të cilën bashkëjeton e ka sulmuar fizikisht me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Palët e involvuara në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë  të rregullt”, thuhet në tutje në njoftim.

Në një rast tjetër në Prishtinës është arrestuar një person për dhunë fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton dhe dy djemve të tij.

“Prishtinë, 12.01.2022-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhune fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton  dhe dy djemve të tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Ndërsa, në Ferizaj një grua ka kallëzuar në Polici burrin e saj për kanosje dhe sulm fizik. I dyshuari gjendet në arrati.

“Ferizaj, 12.01.2022-22:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj  në gjendje të dehur e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht. I dyshuari gjendet në arrati. Viktima  është dërguar në strehimore”, thuhet më tutje në njoftim.

E në Klinë një grua ka pranuare trajtim mjekësor për shkak se u sulmua fizikisht nga burri i saj. I dyshuari u dërgua në mbajtje nga prokurori.

“Klinë, 12.01.2022-13:05. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Edhe në Gjakovë është arrestuar një person për shkak se sulmoi fizikisht gruan me të cilën bashkëjeton.

“Gjakovë, 12.01.2022-19-00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë dhe e njëjta nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njoftoi policia.

Në ndërkohë, në Rahovec u arrestua një burrë pasi kanosi verbalisht gruan dhe renë e tij.

“Rahovec, 12.01.2022-09:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, i ka kanosur verbalisht dy viktimat femra kosovare (bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme