Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Ferizaj, Kaçanik, Suharekë, Gjakovë, Mitrovicë.

Ferizaj, 04.08.2021-20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Kaçanik, 05.08.2021-12:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Suharekë, 05.08.2021-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Suharekë, 05.08.2021-19:15. Viktima femër kosovare e mitur ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje familjare ishte fjalosur me babain e saj të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 05.08.2021-18:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, katër meshkuj dhe dy femra kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ne mes vete.

Si pasoj të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër meshkuj dërgohen në mbajtje ndërsa dy femra lirohen në procedurë të rregullt.

Gjakovë,05.08.2021-23:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht atë dhe dy fëmijët. Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Mitrovicë, 05.08.2021-21:57. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme