Shtatë shtatzëna të infektuara me Coronavirus të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën e Gjinekologjisë për momentin janë të shtrira shtatë shtatzëna të infektuara me coronavirus.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismaili konfirmoi për Telegrafin se gjendja e tyre është stabile.

“Për momentin janë shtatë shtatzëna me COVID-19. Gjendja e të gjithave është stabile”, tha ai.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me coronavirus. Të hënën në vendin tonë u konfirmuan 259 raste të reja, dhe 14 raste të vdekjes.

Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës. Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme