Shtatë të lënduar nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën rreth orës 11:30 në magjistralen Mitrovicë-Pejë, një automjet udhëtarësh ka dalë nga rruga ku si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për të marrë trajtim mjekësorë, njofton Klan Kosova.

“Dje në ora 11:30 në magjistralen Mitrovicë-Pejë një veturë udhëtarësh ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtatë persona janë lënduar. Viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim mjekësorë. Ndërsa njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme