Shtatoret në Prizren, Berisha: Pa kurrëfarë vlere artistike

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kritikuar shtatoret e Gjergj Kastriotit “Skënderbeu” dhe të komandantit legjendar “Adem Jashari” që janë vendosur dje në qytetin e Prizrenit.

Berisha ka thënë se se këto shtatore janë pa kurrfarë vlere artistike.

“Shtatoret që jetësojnë figurat më të mëdha kombëtare, si ajo e Skënderbeut dhe Adem Jasharit që u vendosën në Prizren, nuk duhet të lejohen të bëhen nga “tugjarë” politik, për llogari të politikës ditore, ose ata që i kanë bërë tashmë duhet të japin llogari…”.

“Pushtetarët në Prizren duhet ta dinë se nuk bëhen “patriota” duke bërë “turr” pasë vendosjeve të shtatoreve të heronjve pa asnjë vlere artistike, por duke punuar për shtet dhe vlera të mirëfillta”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme