Shtatori i dëmshëm për arsimin e familjet, ish-deputetja e PDK: Qeverisë s’i bëhet vonë për qytetarët

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 11:12 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Muajin shtator po e konsideron të dëmshëm për arsimin dhe familjet, kjo pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e çerdheve dhe shtyrjen e fillimit të mësimit ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili.

Ajo në një prononcim për Ekonomia Online tha se vendime si këto po e shpërfaqin fytyrës së qeverisjes në Kosovë dhe se Qeverisë s’i bëhet vonë për qytetarët.

“Numri i prindërve në një familje ku dy prindërit punojnë është shumë i vogël në Kosovë, dhe kjo absolutisht nuk ka pasur vëmendje për kategoritë e ndjeshme, sidomos për gratë dhe dëmet natyrisht që do vlerësohen tutje, por që gjeneratat e ardhshme kur të kthehen dhe të analizojnë mënyrën se si ne kemi menaxhuar me këtë pandemi do të jenë shumë të hidhëruar”.

“Ky shtator është i dëmshëm për arsimin e familjet duke shpërfaqur fytyrën e qeverisjes në Kosovë se sa nuk i bëhet vonë për qytetarin dhe nevojat e tyre”.

Tutje ajo tha se njoftimet e shpejta brenda 24 orëve janë trauma për nënat dhe sidomos duke shtuar edhe më shumë problemet që vendi ka pasur dhe vazhdon të ketë me arsimin dhe edukimin parafillor.

“Njoftimet ad-hoc të cilat janë më pak se 24 orë për nënat dhe fëmijët përveç se janë trauma janë edhe tërësisht të menaxhueshme, e shto këtu gjithë problemet që ne kemi në sektorin e arsimit dhe veçanërisht edukimin parafillor dhe parashkollor”.

“Jo të gjithë fëmijët kanë pasur qasje, nuk është investuar sa duhet në edukimin e fëmijëve duke pasur parasysh që në Kosovë vetëm 20% e fëmijëve kanë qenë pjesë e edukimit parashkollor, duke përfshirë këtu edhe gratë dhe nënat që punojnë nga fshatrat dhe vende tjera”.

Sipas saj, menaxhimi i pandemisë dhe masat e ndërmarra janë politike dhe një anashkalim i aspektit profesional, raporton EO.

“Për mua gjithë ky menaxhim i pandemisë i cili ka qenë gjithmonë politik duke anashkaluar tërësisht aspektin profesional dhe nevojat e qytetarëve dhe përfshirë këtu edhe të fëmijëve është mjaftë shqetësuese dhe me pasoja shumë të mëdha. Mendoj që ka mundur të jetë ndryshe dhe se dikush duhet të marrë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar”.

“Tek të gjithë mendoj që ka një vetëdije që të bashkohemi dhe t’ia dalim disi mbanë, mendoj që çdo vendim do duhej të merrej edhe me gratë dhe ato të jenë pjesë e vendimmarrjes. Në këtë aspekt ato janë anashkaluar tërësisht nevojat e tyre dhe zëri i tyre”, përfundoi ajo.

Qeveria ka marrë vendim që viti i ri shkollor të shtyhet për 26 shator dhe të mbyllen çerdhet, kjo pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.

Të ngjashme