Shtatzëna e infektuar me Coronavirus në gjendje të rëndë, në Infektivë po trajtohen 62 të prekur

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Infektologu Sali Ahmeti ka thënë se gjendja  gruas shtatzëne e cila është prekur nga Coronavirusi është e rëndë po mjekët po punojnë që të ia japin gjithë ndihmën e mundshme, shkruan Eonoomia Online.

Në një konferencë për medie Ahmeti ka thënë se pacientja është në javën e 28 të shtatzënisë dhe është në kujdes intensiv.

“Po dje e kemi marrë një shtatzënë, në javën e 28 të saj e cila në gjendje të rëndë, në kujdes intenviz dhe monitorimin e shtatzënës por jo vetëm të saj e bëjmë në bashkëpunim me konsultim me mjekët e lëmive gjegjësve, në këtë rast kemi konsultime të përhershme me gjinekologun, anesteziologu, nenonatologun për shkak të foshnjës së saj”.

” Do të veprojmë duke i shfrytëzuar protokollet dhe përvojat më të mira. Pacientja te na ka ardhur e intubuuar me probleme mushkërore të rënduar dhe komplikime të tjera. Por ne jemi duke e bërë krejt atë që mundemi dhe do t’ia ofrojmë gjithë ndihmën e mundshme që ajo të ketë shëndet të përmirësuar.  Praktikat edhe në botine jashtme bëhen duke zgjedhur protokollet më të përshtatshme për shtatëzana. Shtazani nuk është sëmundje dhe edhe ajo mund ta zhvillojmë kociv9in prej formë. Për cod shqetësim të sajdo të vendosë konzolium”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se aktualisht në Klinikën Infektive janë  të shtruar 62 pacient.

“Prej tyre 49 janë në gjendje stabile dhe drejt shërimi, 10 prej tyre janë në gjendje më të rënduar  për shkak të prekjeve dhe janë në  oksigjeno terapi, tre në gjendje më të rëndë dy në respirator por tjetri pa intubim. Pacientët e tjerë vazhdojnë të kenë gjendjen stabile”, ka thënë ai.

Ahmeti ka folur edhe për rastin e ri të vdekjes. Aika bërë me dije se pacientja e moshës 73 vjecare ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

“Në ora 10 45 e kemi pasur një vendjek. Bëhet fjalë për një pacente që kanë qenë në trajtim në kujdesin intensiv e moshës 73 vjecare e cila krahas infeksionit me CoVID-19  ka pasur sëmundje shoqëruese”, tha ai.

Ai ka theksuar se shpejt do të lirohen edhe tre pacient dhe se nuk kemi rritje enorme të numrit të të infektuarve.

Të ngjashme