Shtetasi i Shqipërisë kishte tentuar ta korruptojë policin me 40 euro, dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte tentuar tri herë që të kalojë kufirin me Kosovën, pa poseduar letërnjoftim, shkruan Gazeta Express.

Madje në herën e tretë i njëjti sipas policisë ka tentuar që t’ia jap 40 euro zyrtarit policor.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“PKK Vërmicë 27.12.2018 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 € zyrtarit policor për tu futur në Kosovë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme