Shtetasi i Shqipërisë tenton ta dhunojë një grua në Prizren

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili ka tentuar ta dhunojë një grua.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të mërkurën, më 24 nëntor.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Tentim dhunimi”.

“Tentim dhunimi-Prizren, 09.11.2021 – 17:30. Me 24.11.2021 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme