Shtetasi maroken në gjysmë të natës tenton të hyjë me forcë në një lokal në Prishtinë, arrestohet

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili është kapur duke tentuar të hyjë me forcë në një lokal në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Sot rreth orës 04:30, nga njësiti policor i stacionit Jugu, është arrestuar në flagrancë një person i dyshuar derisa po tentonte të depërtonte me forcë, brenda një lokali në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se i dyshuari është një 22-vjeçar, shtetas maroken.

“I dyshuari M. Z mashkull 22 vjeç, shtetas i Marokut, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari i njëjtë është përsëritës i veprave të natyrës së njëjtë”, ka deklaruar Ahmeti për Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme