Shtetet e Quintit inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë të dënojnë autorët e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 17:52 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Zyra e UN Women në Kosovë dhe Ambasada e ShBA-së, kanë organizuar shfaqjen e dokumentarit “Prokurorët”, pasuar nga një diskutim me regjisoren e dokumentarit dhe fituese e çmimit “Emmy”, Leslie Thomas, raporton EkonomiaOnline.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Kosnett ka thënë se të mbijetuarit e dhunës seksuale duhet të inkurajohen për të treguar mbi rastet e tyre ashtu që të ketë ndjekje penale.

“Me qëllim nuk i quaj të mbijetuarit viktima sepse nuk përkufizohen si viktima, ata janë njerëzit më guximtarë që njoh. Nuk kërkojnë shumë, kujdes, sigurim shëndetësor, por ato meritojnë po ashtu drejtësi. Nuk do kishte fare ndjekje penale nëse nuk do kishte njerëz që do të tregonin për ato që kanë përjetuar. Megjithatë Ka shumë të tjerë që nuk janë të hapur për të folur. Të pyesim veten çka mund të bëhet që të inkurajojmë të gjithë të mbijetuarit në Kosovë që të raportojnë rastin e tyre. Stigma për dhunën seksuale mund të hiqet vetëm me komunitetin”, tha ai.

Kosnett tha se Kosova ka arritur përparime në këtë drejtim, porse duhet të përshpejtojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në mënyrë që ata që kanë kryer këto krime të marrin dënimin e merituar.

“Në niveli e qeverisë qendrore Kosova ka filluar të përparojë për të siguruar mjedis të sigurt dhe për t’i siguruar resurset e nevojshme kur ata raportojnë. Kosova po jep shembullin sa i përket mbrojtësit të specializuar. Ky përparim ka ardhur nga gratë dhe presioni nga shoqëria civile. Kosova ka ndërmarrë hapa edhe sa i përket ndjekjes penale kur është e mundshme. E vërteta e hidhur është se pas njëzet vitesh disa raste nuk mund të ndiqen me efikasitet. Në disa raste nevojitet bashkëpunim me vende fqinjë dhe kjo është arsyeja pse Kosova dhe Serbia duhet të përshpejtojnë procesin për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Kosnett.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O Conoll ka thënë se duhet kërkuar drejtësi për të gjithë pasi në Kosovë cak të dhunës seksuale ka pasur edhe njerëz të tjetër përveç kosovarë.

“Të gjithë duhet të pranojmë çfarë ka ndodhur, duhet të pranojmë edhe dështimet, por vetëm duke folur hapur dhe duke u dhënë mbështetje të mbijetuarve. Duhet gjithashtu drejtësia. Çdo vend në rajon duhet të zotërohet nga drejtësia, kjo përfshin Serbinë por edhe Kosovën. Nëse kërkojmë drejtësi duhet të kërkojmë për të gjithë. Flitet se viktimat kanë qenë nisma e një qëllimi për të traumatizuar popullin e Kosovës por ka pasur edhe viktima të tjerë. Ata meritojnë drejtësi gjithashtu. Unë dua tu drejtohem meshkujve, secili prej nesh mund të kthehemi sonte në shtëpi dhe me iu thënë grave se nuk e di çka iu ka ndodhë juve gjatë luftës, por nëse iu ka ndodhë ju premtoj se do ta keni mbështetjen time. Ngase çdo burrë, vëlla, djalë mund të ndryshojë këtë stigmën”, tha ai.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Heldt, tha se ky dokumentar është një motivim më i madh për t’u bashkuar dhe për të luftuar këtë fenomen që ka të bëjë me pandëshkueshmërinë.

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, foli për tematikën e dokumentarit, “Prokurorët”, ku tha se trajton një termë që në shuam vende të botës mbetet tabu.

“Ai flet për peripecitë dhe sfidat e njerëzve që me përkushtim u angazhuan për drejtësi të dhunës seksuale gjatë luftës. Dokumentari ‘Prokurorët’ na tregon se dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte. Shfaqja e këtij dokumentari është i rëndësishëm sepse na jep mendësinë të reflektojmë për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës së fundit. Na ndihmon të kuptojmë pse kultura e mosndëshkimit dhe dënimi i kryerësve është aq i rëndësishëm për shërimin e shpirtit të të mbijetuarve. Paqja e dy vendeve nuk mund të ëprmirësohet pa u dënuar krimet që janë bërë”, ta ajo.

“Dhuna seksuale gjatë luftës është nga krimet më çnjerëzore që është përdorur nga forcat paramilitare e militare serbe. Rreth 20 mijë gra e burra kanë qenë cak i tyre. Megjithatë kryerësit e tyre ende janë të lirë. Nevojat e të mbijetuarve dhe të drejtat e tyre janë ende në rrugën tonë dhe kërkesa e tyre bazike është qasja në drejtësi”, tha ajo.

Të ngjashme