Shtohen gjobat e komunikacionit dhe heqja e patentë shoferëve në Ferizaj

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion.

Sipas Policisë, javën e kaluar kanë ndodhur 46 aksidente trafiku ose 5 më shumë se sa para dy javëve, por nuk kishte të vdekur.

Të lënduar në aksidente ishin 16 persona. Kurse para dy javëve ishin 27 persona.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë javës së fundit kanë lëshuar 1453 gjoba në komunikacion ose 255 më shumë se sa para dy javëve.

Gjithashtu, është rritur edhe numri i rasteve të hejqes së patentë shoferit. Para dy javëve kanë qenë 34 raste. Kurse gjatë javës që shkoi 53 raste.

“Tani, kur kemi fluks më të madh të automjeteve në rrugë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë)”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme