Shtyhet për 45 minuta seanca për Gucatin dhe Haradinajn

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Kosovë, kanë bërë të ditur se është shtyrë seanca për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Seanca ishte paraparë të mbahet në ora 15:00, kurse tani seanca do të fillojë 45 minuta me vonesë, transmeton Telegrafi.

“Gjatë pjesës së parë të seancës, Haradinaj do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores. Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes”, thuhej në njoftimin e Speciales.

Kujtojmë se më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme