Shtyhet për disa orë udhëtimi i Haradinajt për në Hagë

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Udhëtimi i kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj për në Hagë është shtyrë për disa orë. Sipas një njoftimi nga Zyra e tij, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftimin e Zyrën së Kryeministrit.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/2339911032754742/

Të ngjashme