Shtyhet për nesër protesta e infermierëve e paralajmëruar për sot

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Infermierët e Kosovës, kanë shtyrë për nesër protestën e paralajmëruar për sot para Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, për rritje të pagesës së ndërrimit të natës.

Në njoftimin e bërë për mbajtje të protestës thuhet se “deri sa Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi ka buxhet të ndajë fonde prej 200 mijë eurove për kafe, ndërsa ka buxhet poashtu që t’ua paguajë energjinë elektrike minoriteteve, sigurisht që duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme