Shtyhet seanca e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Seanca e paraparë që të mbahet sot nga Gjykata Speciale, është shtyre për 45 minuta.

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media bëjnë të ditur se konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e paraparë të nis në orën 11:00 është shtyrë.

Në një njoftim të bërë nga Dhomat e Specializuara thuhet se konferenca do të nis me 45 minuta vonesë.

“Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij veprimi dhe nuk janë dhënë detaje të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme