Shtyhet seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 10:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është shtyrë seanca për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, pasi nuk është qartësuar prej avokatëve mbrojtës se kush e përfaqëson të akuzuarin Rade Basara.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 dhjetor në orën 13:00, raporton Ekonomia Online.

Të akuzuar në këtë rast janë: Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

Kurse si udhëheqës të grupit kriminal janë të akuzuar Milan Radoiçuq dhe Zvonko Veselinoviq.

Oliver Ivanoviq nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët serb më të rëndësishëm. Për disa vjet është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës.

Ai u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Të ngjashme