Shujta të ngrohta marrin mbi 200 familje në Prishtinë, shërbehen edhe personat në karantinë

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 12:55 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes, Komuna e Prishtinës ka organizuar shpërndarje e shujtave të ngrohta për të gjitha familjet në nevojë që nga ora 12 në dy lokacione në “Tophane” dhe “Aktash”, raporton Ekonomia Online.

Premtim Fazliu, koordinator nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, tha se tashmë edhe orari për shujtën e ngrohtë do të jetë nga ora 12:00.

Fazliu tregoi se për shkak të pandemisë është dita e nëntë që ofrojnë shërbimin e shujtës, të cilën qytetarët e marrin me vete.

“Sipas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë ndryshuar orarin e kufizimit të lëvizjes, Kuzhina Popullore ofron shujtën e ngrohtë për familjet në. nevojë nga ora 12:00”, tha ai

“Duke filluar nga gjendja e pandemisë është dita e nëntë që po ofrojmë këtë shërbim të modelit me marr ushqimin me veti”, theksoi ai.

Sipas Fazliut, Kuzhina Popullore po përgatit ushqim për 500 persona. Ai tregoi se janë diku 250 deri 300 familje që në baza ditore marrin ushqim.

“Si kuzhine përgatisim çdo ditë për 500 persona, frekuentimi qoftë këtu në Aktash apo Tophane është rreth 200 persona, por që marrin edhe për anëtarët e familjes”.

“Mesatarja bie që në gjendjen që jemi janë diku rreth 250-300 familje që marrin ushqim në baza ditore”, tregoi ai

Fazliu tutje tregoi se kanë filluar të ofrojnë shujtën e ngrohtë edhe për familjet që janë në karantinë.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se ka pesë ditë që edhe zjarrfikësit e Prishtinës janë duke u ushqyer nga Kuzhina Popullore.

“Sipas një kërkesë të drejtorit të shëndetësisë Bujar Gashi, kemi filluar t’iu ofrojmë shujtën e ngrohtë për familjet që janë në karantinë, gjithashtu është e pesta ditë qe edhe zjarrfikësit e Prishtinës janë duke u ushqyer këtu”, tha ai.

Fazliu tregoi edhe se çfarë shujte ofrojnë gjatë javës për qytetarët, raporton EO.

“Shtatë ditë është shtatë racione të ndryshme, te gjitha janë ushqime të lëngshme dhe të cilat përmbajnë proteina te mjaftueshme së paku për të kaluar një dite me këtë racion”.

“Kryesisht ka gjellëra, gullash, pasul, pilaf, makarona të zier gjithmonë të shoqëruar me djathë apo sallatë dhe gjithsesi një frutë. Sot kemi mollë, herë pas here ka dardhë edhe fruta të ndryshme”, theksoi ai.

Të ngjashme