Shujtat e ngrohta shërbehen nga e premtja, komuna planifikon t’ua dërgojë në shtëpi familjeve në nevojë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 11:01 | Nga Fitore Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja nga Qeveria në komunën e Prishtinës kanë ndërprerë shpërndarjen e shujtave të ngrohta për familjet në nevojë.

Dren Kukaj, drejtor për Mirëqenies Sociale, në një intervistë për Ekonomia Online ka sqaruar se prej të premtes do të fillojë shpërndarja e shujtave.

Ai ka sqaruar se prej orës 12:00 do të fillojë shpërndarja e shujtave, por që tha se do të ketë njoftim zyrtar për këtë çështje.

“Kuzhina është pezulluar për dy tri ditë për shkak të masave të marra nga Qeveria që për pasojë kemi pasur paqartësi në raport me lejet e lëvizjes së lirë të stafit që është i përfshirë në kuzhinë”.

“Po shpresojmë që prej ditës së nesërme do të rifillojmë shpërndarjen e shujtave në dy pika prej orës 12 sikurse edhe më herët. Do ta vendosim edhe një njoftim zyrtar, por sipas të gjitha gjasave nesër në ora 12”.

Por Kukaj, thotë se janë duke shikuar mundësinë që shujtat tu dërgohen 300 deri në 400 familjeve nëpër shtëpitë e tyre, raporton EO.

“Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë sa i përket kufizimit të lëvizjes dhe në këtë drejtim jemi duke punuar së bashku vullnetarët që janë paraqitur në komunën e Prishtinës që të ndërtojmë një sistem të cilin do ta bëjmë me dije në të ardhmen ku familjet që paraqiten me kërkesë te ne, pastaj ne shujtat ua dërgojmë në shtëpi”.

“Dhe do ta testojmë edhe këtë sistem për të shpërndarë shujtat edhe në shtëpi. Do të shpërndahen shujta për 300 deri në 400 familje”.

Të ngjashme