Shumë qytetarë e figura publike në varrimin e Bajram Rexhepit

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 16:31 | Nga

Në qytetin e Mitrovicës tashmë kanë filluar homazhet për ish-kryeministrin dhe ish kryetarin e Mitrovicës, Bajram Rexhepi.

Kolegë të tij mjekë, nga politika, figura publike e postarë të FSK-së, tashmë gjenden në farëzat e Mitrovicës ku edhe do t’i jepet lamtumira e fundit ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Rexhepi ka vdekur dje në një spital të Turqisë ndërsa varrimi do të bëhet sot pasdite.

Rexhepi ndërroi jetë të hënën në Turqi, në moshën 63-vjeçare. Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, prej kur ndodhet edhe në koma. Pas trajtimit disaditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk.

Rexhepi kishte lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Rexhepi kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pasuniversitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985. Punoi për vite me radhë si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës, deri në vitin 1990.

Gjatë luftës me Serbinë më 1999, Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male, duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Ndërkaq, më 2002 ishte zgjedhur kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverise të Kosovës.

Në periudhën e fundit, Rexhepi kishte lënë politikën dhe i ishte kthyer profesionit si kirurg në spitalin rajonal të Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme