Shumë qytetarë në homazhe për Nexhmije Pagarushën

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 12:17 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë kanë nisur homazhet për ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën e cila vdiq dje (e premte), raporton Ekonomia Online.

Homazhet për të nderuar jetën dhe veprën që la pas kanë filluar që nga orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në orën 17:00

Në homazhet për të ndjerën po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti dhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Ndërsa në ora 14:30 për homazhe do të shkojë edhe kryeministri Albin Kurti.

Kujtojmë që varrimi i së ndjerës bëhet të dielën (9 shkurt) në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Ndërkohë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nesër e ka shpalli ditë zie shtetërore.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/844232026049066

Të ngjashme