Shumë qytetarë vazhdojnë të kërkojnë trajtim për helmim në Deçan

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Shumë banorë të Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë trajtim për helmim teksa shkaqet ende mbeten të paqarta.

Helmimi që supozohet të jetë nga uji i pijes, ende nuk është konfirmuar si shkak, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se si pasojë e gjendjes së krijuar që nga e diela Deçani tashmë ka shpallur gjendje emergjenta teksa janë ndarë edhe nga pesë mijë euro për trajtimin e pacientëve.

Hetimet rreth shkakut të helmimit të mbi 1500 personave në këtë komunë është duke vazhduar nga organet kompetente.

Të ngjashme