Më shumë se 200 mijë tonë mbeturina të gjeneruara

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 15:40 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2015.

Rezultatet nga anketa tregojnë se sasia më e madhe e mbeturinave të gjeneruara ka qenë në sektorët e xehetarisë dhe gurëthyesve me 200 697 tonë ose 83%.

“Gjithsej, sasia e gjeneruar e mbeturinave të rrezikshme ka qene 8 193 tonë ose 3%. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të gjeneruara për vitin 2015, ka qenë në sektorin e industrisë përpunuese me vetëm 15 tonë”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Përpunimi i mbeturinave sipas llojit të industrisë tregon se sasia më e madhe e mbeturinave të deponuara ka qenë nga prodhimi i produkteve ushqimore, pijeve dhe produkteve të duhanit si dhe nga ndërtimtaria.

Rezultatet tregojnë për industrinë, përkatësisht për sektorët e aktiviteteve vijuese: B-Xehetari dhe Guroret, C- Prodhimi, D- Furnizimi me energji  elektrike, gaz avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, E- Furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim i mbeturinave dhe rregullim toke, F- Ndërtimtaria, G-U – Sektorët e Shërbimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme