Së shpejt rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Përkundër kushteve tejet të vështira, hapësirës së pamjaftueshme për sanim për shkak të rrugës së ngushtë, motit me shi, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit arritën me sukses të sanojnë rrjedhjen e madhe të ujit që ndodhi mbrëmë në rrugën ” Hasan Remniku” në Prishtinë.

Furnizimi me ujë të pijshëm do iu rikthehet konsumatorëve të asaj zone, brenda 30 minutave.

Ekipet janë në vendngjarje që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme dhe bashkë me punëtorë është edhe Kapllan Parduzi UD i kryeshefit ekzekutiv i cili po u ofron mbështetje të vazhdueshme ekipeve të mirëmbajtjes.

Patjetër vlen të theksohet  se edhe punëtorët e ujësjellësit ashtu sikurse mjekët, infermierët , policët e zjarrfikësit janë në vijën e parë të frontit në përballje me virusin COVID-10.

Ju lumtë për vullnetin dhe angazhimin, gjithsesi të pashembullt!

Të ngjashme