Si do ta kemi motin ditëve në vijim

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Ditëve në vijim “Prishtina Weather” parashikon vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Të premten në mëngjes mundësi për reshje të dobëta shiu. Nga e premta temperaturat në rënie të lehtë.

28.10.2020 – Fusha të presioni të ulët të shtrira mbi rajonin tonë, do të kushtëzojnë ditëve në vijim mot me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Të enjten vonë gjatë natës dhe të premten në mëngjes priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

Ditën e premte do të depërtojnë në rajon masa më të freskët ajrore, të cilat zbresin lehtë temperaturat në të dy vlerat ekstreme, por gjithnjë përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Në fundjavë do të mbajë mot kryesisht me vransira, ditën e shtunë, e të dielen me intervale më të gjata me diell.  Të shtunën mbrëma priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot stabil, pa të reshura me më shumë intervale me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të luhatet përreth vlerave mesatare dhe atyre të pashëndetshme. Ditën e premte parashihet të ketë erë më të theksuar nga krahu verior që mund të përmirësoj cilësinë e ajrit në vlera të mira.

29.10 – Paradite kryesisht me vransira, në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.  Ditën intervale me diell, e në mbrëmje sërish me vransira.

30.10 – Herët në mëngjes mundësi për riga shiu.  Ditën vransira dhe intervale me diell.

31.10 – Kryesisht me vransira, ditën intervale me diell.  Vonë në mbrëmje priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

1.11 – Pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

2.11 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri 8C, e maksimalet nga 14C deri 18C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale

Të ngjashme